

Përfaqësues të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren në Madrid, Spanjë
Përfaqësues të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Prorektori Prof. Ass. Dr. Luan Vardari, Dekani i Fakultetit Ekonomik Prof. Ass. Dr. Festim Tafolli, Prodekani Prof. Ass. Dr. Kushtrim Gashi dhe Shefi i Programit BA në Administrim Biznesi Ass. PhD (c) Vesel Usaj, po zhvillojnë një vizitë katërditore akademike në Madrid, Spanjë.
Më 28 nëntor 2025, ata realizuan një vizitë informuese në Universidad Carlos III de Madrid (UC3M), një nga universitetet publike më prestigjioze në Spanjë, duke u njohur me infrastrukturën dhe programet akademike të institucionit.
Përfaqësuesit morën pjesë në International Conference on Applied Economics and Finance (ICOAEF XIV), mbajtur më 28-29 nëntor 2025 në Madrid, ku prezantuan punimet shkencore:
Gjatë konferencës u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit Ekonomik dhe ICOAEF, nga Dekani Prof. Ass. Dr. Festim Tafolli dhe nga Prof. Dr. Hasan Murat Ertuğrul.












