
Publikim i ri shkencor nga Fakulteti Ekonomik - UPZ
Fakulteti Ekonomik në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren ka realizuar një tjetër publikim shkencor në një revistë ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q3), e publikuar nga Bulgarian Academy of Sciences:
Institutional Quality and FDI in Central and South East European: Evidence from Panel Models and Robustness Checks
https://doi.org/10.56497/esj260403
Artikulli është publikuar në revistën Ikonomicheski Izsledvania (Economic Studies), e cila është e indeksuar në Scopus në fushën Economics, Econometrics and Finance.
Ky publikim është rezultat i bashkëpunimit të stafit akademik dhe studentëve, duke reflektuar angazhimin e Fakultetit Ekonomik për promovimin e hulumtimit shkencor dhe përfshirjen aktive të studentëve në projekte kërkimore, në përputhje me standardet e AKA-së.
Autorët e artikullit janë:
- Prof. Ass. Dr. Anera Musliu (First Author)
- Ass. Leonora Sopaj Hoxha, PhD (Corresponding Author)
- Ass. Altina Kamberaj, PhD (Co-author)
- Elif Hoxhaj (Co-author), studente Master
Ky publikim përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në analizën e ndikimit të cilësisë institucionale në investimet e huaja direkte (FDI) në vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore, duke përdorur modele panel dhe analiza të avancuara ekonometrike.
Fakulteti Ekonomik vazhdon të forcojë kapacitetet kërkimore dhe të rrisë prezencën në publikime ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin akademik dhe shkencor.



