
Procesi i Riakreditimit të Programit Master në Administrim Biznesi
Më 30 prill 2026, Fakulteti Ekonomik në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren mirëpriti ekipin e ekspertëve të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në kuadër të riakreditimit të programit Master në Administrim Biznesi (MSc).
Gjatë vizitës u zhvilluan takime me menaxhmentin e fakultetit, përfaqësuesit e sigurimit të cilësisë dhe stafin administrativ, bartësit e programit të studimit, stafin mësimdhënës, studentët, të diplomuarit, punëdhënësit dhe përfaqësues të industrisë, si dhe u realizua vizita në hapësirat e fakultetit.
Fokusi i diskutimeve ishte në përmirësimin e cilësisë së programit, lidhjen me tregun e punës, integrimin e komponentës praktike dhe digjitale, si dhe zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënies.
Fakulteti Ekonomik mbetet i përkushtuar ndaj avancimit të cilësisë dhe përafrimit me standardet evropiane të arsimit të lartë.












