
Ligjëratë e hapur dhe nënshkrim i marrëveshjes së bashkëpunimit me kompaninë PASSABLE
Në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren u mbajt ligjërata e hapur nga Dr.sc. Refik Havolli, me temën “Storie suksesi nga biznesi PASSABLE”. Gjatë kësaj ligjërate, studentët patën mundësinë të njihen me përvojat praktike, sfidat dhe zhvillimin e një biznesi të suksesshëm në treg.
Ky aktivitet është në funksion të përforcimit të lidhjes ndërmjet akademisë dhe sektorit të biznesit, në përputhje me standardet e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), duke kontribuar në krijimin e mundësive për praktikë profesionale, zhvillim të kompetencave dhe rritje të punësueshmërisë së studentëve.
Me këtë rast, u nënshkrua edhe marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Fakultetit Ekonomik dhe kompanisë PASSABLE, nga Dekani Prof. Ass. Dr. Festim Tafolli dhe Dr.sc. Refik Havolli, përfaqësues i kompanisë PASSABLE. Kjo marrëveshje synon zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe përfshirjen e studentëve në aktivitete praktike dhe profesionale.
Fakulteti Ekonomik mbetet i përkushtuar në avancimin e bashkëpunimit me sektorin privat dhe në krijimin e mundësive të reja për zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve.





