

Vesel Usaj dhe Isuf Qabrati, asistentë të Fakultetit Ekonomik, janë duke marrë pjesë në programin e shkëmbimit akademik Erasmus+ në Universitetin për Zhvillim të Qëndrueshëm (HNE Eberswalde) në Gjermani.
Gjatë këtij shkëmbimi, ata janë të angazhuar në realizimin e modulit “Shkenca e Aplikuar e të Dhënave” në periudhën nga 31 Marsi deri më 11 Prill 2025.
Kjo pjesëmarrje përfaqëson përkushtimin e vazhdueshëm të fakultetit tonë ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimit të njohurive dhe zhvillimit profesional të stafit akademik.
Ne i urojmë z. Usaj dhe z. Qabrati për pjesëmarrjen e tyre dhe presim me padurim njohuritë dhe përvojat e vlefshme që ata do të sjellin në institucionin tonë.



