

U mbajt ligjëratë e hapur në Fakultetin e Ekonomisë
Në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, në Fakultetin e Ekonomisë është mbajtur ligjëratë e hapur me pronarin e kompanisë “Koshi Group”, z. Shkumbin Koshi. Kjo kompani e suksesshme merret me prodhimin dhe përpunimin e fibrave të karbonit që po shërbejnë si aksesorë estetik për marka të njohura të makinave, si: Alfa Romeo, Lamborghini, Ferrari etj.