

Studentët e Fakultetit Ekonomik realizuan prezantimet në konferencën International CEO social sciences congress në Stamboll të Turqisë
Studentët e Fakultetit Ekonomik, Programi Administrim Biznesi-Master të Universitetit “Ukshin Hoti” – Prizren: Samra JUSUFI, Edisa KORO dhe ish-studenti i këtij fakulteti Qendrim BYTYQI, në mentorim dhe bashkëpunim të profesorit Prof. Ass. Dr. Luan Vardari kanë realizuar prezantimet e tyre në konferencën International CEO social sciences congress, që mbahet në Stamboll të Turqisë më 20.05.2022-22.05.2022. Punimet e prezantuara do të publikohen në librin e abstrakteve dhe në revistat ndërkombëtare prestigjioze me impakt faktorë.
Edisa Koro: The role and impact of management on employee performance and motivation on SMEs.
Samra Jusufi: The impact of communication, collaboration and managerial integration on organizational citizenship behavior.
Qendrim Bytyqi: Analysis of published articles in the field of audit in Western Balkan Countries.
Pjesëmarrja e studentëve në bashkëpunim me profesorin Luan Vardari në konferencën ndërkombëtare do të ketë ndikim në procesin e akreditimit, pasi që një prej kritereve për akreditimin e programeve është edhe bashkëpunimi me studentët.
Po ashtu falënderojmë dekanin e fakultetit ekonomik Prof. Asoc. Dr. Halil Kukaj për mbështetjen e vazhdueshme gjatë këtij procesi.