

Studentët e Fakultetit Ekonomik, programi Menaxhment Ndërkombëtar, zhvilluan një vizitë studimore
Kjo vizitë kishte për qëllim përvetësimin e njohurive praktike dhe thellimin e kuptimit mbi funksionimin real të industrisë së turizmit, duke u fokusuar në proceset menaxheriale dhe operative, organizimin e shërbimeve hoteliere si dhe menaxhimin e përvojës së klientit.
Vizita u realizua nën organizimin dhe udhëheqjen e Prof. Asoc. Dr. Venet Shala, me mbështetjen e asistentes së lëndës Mr. sc. Vjona Rexhaj, të cilët shoqëruan studentët gjatë gjithë aktivitetit dhe kontribuuan në orientimin e tyre profesional.
Aktivitetet e tilla përfaqësojnë një komponent të rëndësishëm të procesit mësimor, duke ndërlidhur teorinë me praktikën dhe duke përgatitur studentët për sfidat reale të tregut të punës në sektorin e turizmit.




