

Studentët e Fakultetit Ekonomik fitojnë projektin “HEI’25” të mbështetur nga ORCA
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren ka kënaqësinë të njoftojë se një grup studentësh të Fakultetit Ekonomik ka fituar financim nga organizata ORCA në kuadër të thirrjes “HEI’25”, me projektin inovativ “Karikues të qasshëm dhe të sigurt në hapësirën studentore”.
Ky projekt do të realizohet gjatë muajit qershor 2025 në ambientet e Fakultetit Ekonomik dhe synon përmirësimin e infrastrukturës teknologjike për studentët, duke ofruar pika të sigurta dhe moderne për karikimin e pajisjeve elektronike.
Ekipi përbëhet nga: Aurela Rexhëbeçaj – Koordinatore, Hyrije Saramati – Menaxhere e logjistikës, Furkan Vehbiu – Përgjegjës për dokumentim.
Projekti është zhvilluar me mentorimin dhe mbështetjen e: Prof. Ass. Dr. Luan Vardari – Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, Prof. Ass. Dr. Festim Tafolli – Dekan i Fakultetit Ekonomik, Prof. Ass. Dr. Kushtrim Gashi – Prodekan, PhD (c). Vesel Usaj – Shef për mësim.
Fakulteti Ekonomik dhe Universiteti falënderojnë ORCA për mbështetjen e vazhdueshme ndaj projekteve studentore dhe inkurajojnë të gjithë studentët të jenë pjesë aktive e zhvillimit akademik dhe inovativ.



