

Ri-akreditohet edhe për 3 vite programi studimor i nivelit Master në “Administrim Biznesi”, pranë Fakultetit Ekonomik
Me këtë rast Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani ka falënderuar të gjithë stafin e angazhuar në procesin e ri-akreditimit të këtij programi të studimeve për punën e bërë, e cila është shënuar me rezultat pozitiv.
Ky program i studimeve dy-vjeçare(120 ECTS), i cili është në kuadër të Fakultetit të Ekonomisë, ofron kualifikime postdiplomike në fushën e menaxhimit të biznesit. Programi i studimeve është i hartuar veçanërisht për studentët të cilët kanë përfunduar studimet themelore në fushën e biznesit dhe të cilët duan që të avancojnë njohuritë dhe shkathtësitë strategjike dhe planifikuese për t’i aplikuar ato në menaxhimin e bizneseve, jo vetëm në tregun e brendshëm por edhe në tregjet ndërkombëtare.