

Raporti i shkurtër të përgatitur nga studentet F. Ekonomik
Në kuadër të projektit “Zgjero Aftësitë, Thello Kërkimin: Trajnime në SPSS, STATA & MATLAB”, kemi kënaqësinë të prezantojmë një raport të shkurtër të përgatitur nga vetë studentët tanë, i cili trajton në mënyrë të drejtpërdrejtë perceptimet dhe përvojat e tyre mbi cilësinë e arsimit në institucionin tonë.
Ky raport përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një kulture akademike më gjithëpërfshirëse, më të hapur dhe më autokritike.
Ne besojmë se nisma të tilla shërbejnë si material orientues për reflektim të brendshëm dhe përmirësim të vazhdueshëm.
Falënderojmë studentët për angazhimin e tyre dhe inkurajojmë edhe studentë të tjerë të bashkohen në përpjekje të tilla për zhvillim të përbashkët.



