
Publikim i ri shkencor nga Fakulteti Ekonomik - UPZ
Fakulteti Ekonomik në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren ka publikuar një artikull shkencor në një revistë ndërkombëtare të publikuar nga Elsevier, e indeksuar në Scopus (Q1) dhe Web of Science:
Digital transformation as a catalyst for green innovation: An examination of SMEs from developing economies
https://doi.org/10.1016/j.grets.2026.100403
Ky publikim është rezultat i një bashkëpunimi ndërmjet stafit akademik dhe studentëve, duke adresuar rekomandimet e Agjencisë së Akreditimit të Kosovës (AKA) për përfshirjen aktive të studentëve në hulumtim dhe publikime të përbashkëta.
Autorët e artikullit janë:
- Prof. Ass. Dr. Kushtrim Gashi (First Author)
- PhD (c) Vesel Usaj (Corresponding Author), Asistent
- MSc (c) Agnesa Bibiqaj (Co-author), studente
- Prof. Ass. Dr. Luan Vardari (Co-author)
- Prof. Ass. Dr. Festim Tafolli (Co-author)
- Dr. sc. Qabrati (Co-author), Asistent
Ky publikim përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e kulturës kërkimore dhe ndërlidhjen e mësimdhënies me hulumtimin shkencor në Fakultetin Ekonomik.



