

Promovim i librit “Ushtar në Ushtrinë e Pushtuesit”, Meriman Braha
Autor: Meriman Braha
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren ka kënaqësinë të ftojë të gjithë studentët, profesorët, studiuesit dhe artdashësit në promovimin e romanit më të ri “Ushtar në ushtrinë e pushtuesit” të shkrimtarit dhe atdhetarit të njohur Meriman Braha.
Ky aktivitet zhvillohet në prag të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, duke sjellë një vepër letrare me reflektime të thella historike, njerëzore dhe kombëtare.
Data: 25 nëntor 2025
Ora: 11:00
Vendi: Amfiteatri i Fakultetit Ekonomik, UPZ
Pjesëmarrja juaj na nderon dhe kontribuon në promovimin e kulturës dhe letërsisë shqiptare brenda komunitetit akademik dhe më gjerë.



