

Projekt i studentëve i Fakultetit Ekonomik përzgjedhur për financim nga ORCA - HEI’25 u realizua me sukses
Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren ka kënaqësinë të njoftojë se projekti i studentëve tanë “Praktikë me karakter hulumtues në Universitetin ‘Ukshin Hoti’ Prizren”, i cili ishte përzgjedhur për financim nga ORCA në kuadër të thirrjes HEI’25, është realizuar me sukses. Në kuadër të këtij projekti u organizuan trajnime praktike për SPSS, STATA dhe MATLAB, të udhëhequra nga trajnerët: Prof. Ass. Dr. Anera Alishani dhe Prof. Ass. Dr. Kujtim Hameli.
Gjatë trajnimeve, studentët e nivelit Master patën mundësi të zhvillojnë një pyetësor mbi perceptimin e studentëve për cilësinë e arsimit në UPZ, të analizojnë të dhënat dhe të përgatisin një raport përfundimtar. Raporti i publikuar, i përgatitur nga vetë studentët, do të shërbejë si një instrument i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së arsimit në universitet.
Ekipi i projektit: Enis Kinolli, Koordinator, Elhan Tafili, Organizator, Ardit Vehapi, Operacional.
Mentorët dhe përkrahësit: Prof. Ass. Dr. Luan Vardari – Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, Prof. Ass. Dr. Festim Tafolli – Dekan i Fakultetit Ekonomik, Prof. Ass. Dr. Kushtrim Gashi – Prodekan, PhD (c). Vesel Usaj – Shef i Programit
Fakulteti Ekonomik falënderon ORCA për mbështetjen dhe besimin e treguar në fuqizimin e studentëve tanë dhe për kontributin në ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë.
Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Fakultetit Ekonomik për të forcuar lidhjen ndërmjet studimeve teorike dhe praktikës hulumtuese, duke përgatitur studentët për sfidat e tregut të punës dhe për përmirësimin e proceseve akademike.








