
Prof. Dr. Gina Whalen nga Penn State University viziton Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren
Fakulteti Ekonomik mirëpriti Prof. Dr. Gina Whalen nga Penn State University, në kuadër të Programit Fulbright Specialist, në një takim të fokusuar në inovacionin në arsimin e lartë dhe përgatitjen e studentëve për tregun global.
Në takim morën pjesë Dekani Prof. Ass. Dr. Festim Tafolli, Prodekani Prof. Ass. Dr. Kushtrim Gashi, Shefi për mësim PhD (c) Vesel Usaj dhe Sekretari i Fakultetit MaSc. Naser Buzhala.
Gjatë diskutimit, Dekani Prof. Ass. Dr. Festim Tafolli theksoi interesin për bashkëpunim me Penn State University në fusha si shkëmbimi i studentëve, kërkimi i përbashkët dhe ligjerata ndërkombëtare, duke propozuar si hap fillestar ligjërata të përbashkëta.
Prof. Dr. Gina Whalen prezantoi iniciativën EDGE, duke propozuar bashkëpunim në kursin Cultural Intelligence in Leadership and Management, me angazhim të përbashkët të profesorëve dhe studentëve nga të dy institucionet.
Prodekani, Prof. Ass. Dr. Kushtrim Gashi, theksoi se kjo iniciativë krijon ekspozim ndërkombëtar dhe përvojë praktike për studentët, duke shprehur gatishmërinë e Fakultetit për bashkëpunim afatgjatë.
Në kuadër të vizitës, Prof. Gina Whalen zhvilloi edhe një sesion të hapur me studentët e Fakultetit Ekonomik mbi perspektivat globale dhe mundësitë ndërkombëtare. Ky takim shënon një hap konkret drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar.









