

Ligjërata e mbajtur: Sistemi Tatimor i Kosovës
Në Fakultetin Ekonomik me studentët e vitit të tretë, drejtimi Administrim Biznesi, u mbajt një ligjëratë e veçantë mbi Sistemin Tatimor të Kosovës, me folës të nderuar të ftuar: Drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), dega në Prizren, z. Ibrahim Çoçaj, dhe Inspektoren Tatimore, znj. Rebije Vardari.
Ligjërata u organizua në kuadër të lëndës Raportim Financiar, bartës i së cilës është Prof. Ass. Dr. Luan Vardari, me mbështetjen e Asistentit Isuf Qabrati.
Folësit ndanë ekspertizën e tyre mbi strukturën, proceset dhe sfidat e sistemit tatimor të Kosovës, duke u ofruar studentëve njohuri të thelluara dhe shembuj praktikë.
Falënderojmë sinqerisht Drejtorin e ATK-së/Prizren dhe Inspektoren Tatimore për kohën dhe kontributin e tyre të çmuar, si dhe të gjithë studentët që morën pjesë aktivisht në diskutim.







