

Guest speaker: z.Vigan Morina
Tema e ligjëratës: Kuptimi i tregtisë në Forex dhe Menaxhimi i Tregjeve Financiare.
Sot patëm kënaqësinë të marrim pjesë në një ligjëratë frymëzuese nga Ninja Forex, themeluar nga Vigan Morina. Gjatë kësaj ligjërate, Vigan ndau njohuritë e tij të thella dhe përvojat personale mbi tregjet financiare dhe tregtimin e valutave. Pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë teknika të reja, strategji të suksesshme dhe këshilla praktike që do t’i ndihmojnë në udhëtimin e tyre tregtar. Një falënderim i veçantë për Viganin dhe ekipin e Ninja Forex për këtë mundësi të çmuar për të zgjeruar horizontet tona financiare.









