

Guest Speaker: z. Denis Gafuri
Tema: Aftësitë e domosdoshme që duhet zotëruar, për të qenë i suksesshëm në jetë Denis Gafuri, trajneri i shitjeve dhe një figurë e shquar në fushën e biznesit dhe motivimit, mbajti një ligjëratë frymëzuese para studentëve. Me një stil tejet motivues, ai ndan përvojën e tij të suksesit në botën e shitjeve dhe tregoi rëndësinë e përkushtimit dhe strategjive të zgjuara. Gafuri inkurajoi studentët të zhvillonin aftësitë e tyre ndërkombëtare dhe të bënin një përpjekje të vazhdueshme për rritjen profesionale. Ligjëratën e tij e karakterizoi një shpirt pozitiv dhe vizionar, duke lënë një impakt të thellë në audiencë dhe duke nxitur pjesëmarrësit të ndjekin ëndrrat e tyre me guxim dhe vendosmëri.











