

Fakultetin Ekonomik mirëpret ekspertët e Agjencisë së Kosovës për Akreditim, në kuadër të procesit të riakreditimit të programeve tona Bachelor në Administrim Biznesi dhe Menaxhment Ndërkombëtar
Një ditë e jashtëzakonshme për Fakultetin Ekonomik!
Më 25.04.2025, mirëpritëm me shumë krenari dhe energji pozitive ekspertët e Agjencisë së Kosovës për Akreditim, në kuadër të procesit të riakreditimit të programeve tona Bachelor në Administrim Biznesi dhe Menaxhment Ndërkombëtar.
Ishte kënaqësi të prezantonim përkushtimin tonë për arsim cilësor, aktivitetet kërkimore dhe bashkëpunimet me industrinë!
Faleminderit të gjithë stafit akademik, studentëve tanë të mrekullueshëm dhe një falënderim i veçantë për përfaqësuesit e bizneseve dhe organizatave që na nderuan me pjesëmarrjen dhe mbështetjen e tyre!












