

Fakulteti Ekonomik nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me IFJB PRO FINANCE HOME SH.A. dhe zgjeron Bordin Këshillues Industrial
Në kuadër të këtij aktiviteti u zhvillua një takim ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve, ku nga Fakulteti Ekonomik morën pjesë Dekani, Prof. Ass. Dr. Festim Tafolli, Prodekani, Prof. Ass. Dr. Kushtrim Gashi dhe Sekretari, MaSc. Naser Buzhala, ndërsa nga IFJB PRO FINANCE HOME SH.A. Dr. Sc. Refik Havolli dhe Ibrahim Hyseni.
Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me IFJB PRO FINANCE HOME SH.A., me qëllim rritjen e mundësive për zhvillimin profesional të studentëve.
Marrëveshja u nënshkrua nga Prof. Ass. Dr. Festim Tafolli dhe Dr. Sc. Refik Havolli.
Qëllimi i saj është:
- Ofrimi i praktikës profesionale për studentët Administrim Biznesi (Bachelor dhe Master) dhe Menaxhment Ndërkombëtar (Bachelor)
- Përgatitja për tregun e punës
- Forcimi i bashkëpunimit me sektorin privat
Gjithashtu, Bordi Këshillues Industrial është zgjeruar me një anëtar të ri nga IFJB PRO FINANCE HOME SH.A., duke kontribuar në përafrimin e programeve me nevojat e tregut.
Ky bashkëpunim ndikon drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe punësueshmërisë së studentëve.





