

Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, lidhi bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik dhe Shkollën Profesionale të Universitetit ‘’Dokuz Eylul’’ nga Turqia
Fakulteti Ekonomik në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren lidhi bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik dhe Shkollën e Lartë Profesionale në Universitetin “Dokuz Eylul” Izmir nga Turqia.
Gjithashtu, Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Pamukkale nga Turqia ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor. Hapi i parë i kësaj marrëveshje përfshin shkëmbimin e studentëve, personelit akademik dhe administrativ në nivel Baçelor dhe Master, si dhe aplikimin në projekte ndërkombëtare ( Erasmus+, Horizon Europe), dhe mentorimin në nivel PhD mes këtyre dy fakulteteve.
Fakulteti Ekonomik nga Universiteti ‘’Ukshin Hoti’’ Prizren, u përfaqësua nga prodekani i këtij fakulteti Prof. Ass. Dr. Luan Vardari.
Përfundimi i kësaj marrëveshje është një arritje e rëndësishme për Universitetin dhe Fakultetin Ekonomik, pasi forcon pozitën e tyre institucionale e ndërkombëtare.