

Fakulteti Ekonomik fiton edhe një projekt nga ORCA në kuadër të thirrjes “HEI’25”
Projekti “Këndi Smart – Hapësirë moderne për studim, teknologji dhe bashkëpunim” synon të krijojë një hapësirë bashkëkohore dhe funksionale në ambientet e Fakultetit Ekonomik, përmes vendosjes së një tavoline me dizajn modern, të pajisur me priza inteligjente dhe porta USB. Kjo hapësirë do të jetë në shërbim të studentëve për studim individual, punë në grup dhe aktivitete vetëdijësuese mbi integritetin akademik dhe përdorimin etik të teknologjisë.
Ekipi i projektit përbëhet nga: Benita Kastrati – Koordinatore e projektit, Agnesa Bibiqaj – Menaxhere e logjistikës, Muhamed Shabani – Përgjegjës për promovim dhe angazhim studentor.
Projekti është mbështetur dhe mentoruar nga: Prof. Ass. Dr. Luan Vardari – Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, Prof. Ass. Dr. Festim Tafolli – Dekan i Fakultetit Ekonomik, Prof. Ass. Dr. Kushtrim Gashi – Prodekan, PhD (c). Vesel Usaj – Shef për mësim.
Vlen të theksohet se projekti përfaqëson vlera të barazisë dhe gjithëpërfshirjes, duke qenë i dizajnuar që të jetë i qasshëm edhe për persona me aftësi të kufizuara, si dhe mbështet praktikat mjedisore përmes përdorimit të materialeve të qëndrueshme.
Fakulteti Ekonomik uron ekipin për suksesin dhe falënderon ORCA për mbështetjen e vazhdueshme ndaj studentëve dhe iniciativave të tyre novatore.



