

Eventi Final i Kampionatit të Ideve të Biznesit 2025 - “Innovate & Elevate”
Në këtë fazë përmbyllëse, 7 ekipet finaliste prezantuan idetë e tyre të biznesit para Komisionit – Jurisë, duke paraqitur konceptin, modelin e biznesit, potencialin ekonomik, ndikimin social dhe aftësinë profesionale të prezantimit.
Studentët finalizuan fazën e përgatitjes duke paraqitur projektet e tyre inovative, mes të cilave u vlerësuan dhe renditën:
Fituesit e tre vendeve të para:
Vendi i Parë – 500 €
Agnesa Bibiqaj & Benita Kastrati
Projekti: SkillBridge – Platformë Digjitale për Praktika Profesionale dhe Punësim Studentor
Vendi i Dytë – 300 €
Dionesa Bytyçi & Sufjan Misini
Projekti: RateKos – Platforma e Vlerësimit të Shërbimeve në Kosovë
Vendi i Tretë – 200 €
Drin Morina & Furkan Vehbiu
Projekti: Arka.ks – Platformë e Integruar për Menaxhimin e Biznesit në Kosovë
Komisioni – Juria e përbërë nga: Prof. Ass. Dr. Kujtim Hameli, Prof. Asoc. Dr. Arsim Susuri, Prof. Ass. Dr. Kushtrim Gashi, Prof. Ass. Dr. Anera Musliu, Prof. Ass. Dr. Luan Vardari, Prof. Ass. Dr. Festim Tafolli, Z. Arben Tershnjaku, vlerësoi secilin projekt sipas kritereve të përcaktuara për këtë garë, përfshirë: Inovacionin dhe kreativitetin,
Gjatë eventit, studentët dëshmuan profesionalizëm, kreativitet dhe aftësi të forta komunikimi, ndërsa juria u shpreh e impresionuar me cilësinë e ideve të paraqitura. Atmosfera ishte dinamike, me diskutime të hapura, pyetje profesionale dhe komente konstruktive nga anëtarët e jurisë. Në fund të ceremonisë, të gjithë finalistët u pajisën me certifikata mirënjohjeje për angazhimin, punën e bërë dhe kreativitetin e tyre.









