
Publikim i ri shkencor në revistë ndërkombëtare të indeksuar Scopus dhe Web of Science
Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren vazhdon të shënojë suksese në fushën e kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Punimi shkencor me titull “Assessment of the Impact of Technological Innovations on Managerial Productivity in Developing Countries: Evidence from Kosovo”, me autorë Prof. Ass. Dr. Kushtrim Gashi dhe PhD(c). Vesel Usaj, është publikuar në revistën ndërkombëtare Folia Oeconomica Stetinensia, revistë shkencore e University of Szczecin (Poland).
Revista është e indeksuar në bazat prestigjioze Scopus (Q3) dhe Web of Science, duke përfaqësuar një platformë të rëndësishme për publikimin e rezultateve të kërkimit shkencor me ndikim ndërkombëtar.
Punimi trajton ndikimin e inovacioneve teknologjike në produktivitetin menaxherial në vendet në zhvillim, duke marrë Kosovën si rast studimi dhe duke ofruar gjetje me rëndësi për politikëbërësit, komunitetin akademik dhe sektorin e biznesit.
Ky publikim dëshmon përkushtimin e stafit akademik të Fakultetit Ekonomik ndaj ekselencës në kërkimin shkencor, ndërkombëtarizimit dhe promovimit të Universitetit “Ukshin Hoti” në arenën akademike ndërkombëtare.
Fakulteti Ekonomik shpreh urimet më të sinqerta për autorët dhe u dëshiron suksese të mëtejshme në veprimtarinë e tyre kërkimore-shkencore.



