

Eventi Final i Kampionatit të Ideve të Biznesit 2025
Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren njofton se Eventi Final i Kampionatit të Ideve të Biznesit 2025 – “Innovate & Elevate” do të mbahet të premten, më 05 dhjetor 2025, nga ora 13:00, në sallën e Profesorëve, në ambientet e Fakultetit Ekonomik.
Në këtë aktivitet final, studentët finalistë do të prezantojnë para jurisë idetë e tyre të biznesit, duke paraqitur elementet kryesore të projektit. Gjatë prezantimeve, juria do të vlerësojë kriterin e përcaktuar për fazën finale: aftësinë e prezantimit profesional.
Në përfundim të vlerësimeve, do të shpallen fituesit e tre vendeve të para:
Vendi i parë – 500 €
Vendi i dytë – 300 €
Vendi i tretë – 200 €
Gjithashtu, të gjithë finalistët do të pajisen me certifikata pjesëmarrjeje, si vlerësim për angazhimin dhe kreativitetin e tyre.
Ky kampionat synon të nxisë frymën inovative, kreativitetin, mendimin kritik dhe ndërmarrësinë te studentët.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mirëpresim pjesëmarrjen tuaj!



