

Mundësi Praktike në Punë (UNDP & UNV)
Ju njoftojmë se është hapur mundësia për Praktikë në Punë në kuadër të Projektit të Industrive Kreative të UNDP-së, me mbështetje nga Vullnetarët e Kombeve të Bashkuara (UNV).
Pozita: Asistent Kreativ
Vendndodhja: Në tërë territorin
Kohëzgjatja e angazhimit: 4 muaj
Orari: Kohë e plotë (5 ditë në javë)
Programi synon të angazhojë të rinjtë e moshës 18–30 vjeç për të fituar përvojë profesionale, aftësi praktike dhe zhvillim personal, veçanërisht në sektorin kreativ.
Kush mund të aplikojë:
- Studentë të universiteteve publike dhe private
- Studentë në vitin e fundit ose të sapodiplomuar
- Persona me interes në angazhim komunitar, biznes/organizata joqeveritare dhe industri kreative
Përfitime:
- Shpërblim mujor 286.78 EUR
- Sigurim shëndetësor nga CIGNA International
- E drejtë pushimi: 2.5 ditë në muaj
- Zhvillim profesional dhe personal
Studentët e interesuar lutemi të ndjekin procedurat e kërkuara të aplikimit sipas informatave zyrtare dhe të përgatisin dokumentacionin e nevojshëm.
Për më shumë informata, ju lutemi konsultoni shpalljen zyrtare ose kontaktoni Zyrën për Karrierë/Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare në universitet. Poashtu të interesuarit të lajmërohen te Ass. Isuf Qabrati.



