

Njoftim për studentët – Mundësi aplikimi në ERASMUS+ International Credit
Ju bëjmë të ditur se është hapur Thirrja për Aplikim në kuadër të ERASMUS+ International Credit Mobility KA171 (2023 Project) për incoming students (përfshirë trainee-ship ose shkëmbim të shkurtër për doktorantë) në Süleyman Demirel University, Turqi – Isparta.
Afati i aplikimit:
02 Shkurt – 16 Shkurt 2026
Ky është një mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar eksperiencë akademike ose praktikë në një universitet partner ndërkombëtar dhe për të zgjeruar njohuritë tuaja jashtë vendit.
Në linkun origjinal të shpalljes mund të gjeni të gjitha udhëzimet e aplikimit, kriteret e përzgjedhjes dhe dokumentacionin e nevojshëm për procedurën e aplikimit. https://uni-
Studentët e interesuar lutemi të ndjekin procedurat e kërkuara dhe të dorëzojnë aplikimet brenda afatit të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për ndihmë apo informacione të mëtejshme lidhur me këtë mundësi, mund të kontaktoni Zyrën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare apo përfaqësuesit akademikë përkatës në fakultetin tuaj.



