You are here:

kthehu mbrapa

Prof. Ass. Dr. Kushtrim Gashi

U.D. Prodekan

Prof. Ass. Dr. Kushtrim Gashi është Prodekan dhe Profesor Asistent në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren. Ai ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Menaxhment, me një orientim të avancuar drejt digjitalizimit, lidershipit dhe menaxhimit strategjik të burimeve njerëzore në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Doktoraturën e ka përfunduar në fushën e menaxhmentit në SMC University, Switzerland, me fokus në kulturën organizative dhe menaxhimin e burimeve njerëzore në NVM-të në Kosovë.

Dr. Gashi ligjëron në nivelin Bachelor dhe Master lëndë si Menaxhimi i Cilësisë, Aftësitë Negociuese dhe Lidership, Ekonomiksi Menaxherial, Menaxhimi i Transformimit Digjital dhe Menaxhimi i Bizneseve Digjitale, duke ndërlidhur teorinë me praktikën profesionale në financa, administrim dhe menaxhim institucional.

Ai është anëtar aktiv i Komisionit Qendror për Sigurimin e Cilësisë dhe i Këshillit të Fakultetit, me rol kyç në zhvillimin institucional dhe proceset e akreditimit. Gjithashtu, ai ka udhëhequr dhe kontribuar në projekte akademike dhe zhvillimore, përfshirë projektin kërkimor “Businesses That Build Kosovo” si bartës, si dhe projekte të financuara nga Austrian Development Cooperation në kuadër të HEI’25, duke përfshirë promovimin e ofertës akademike, zhvillimin e hapësirave inovative dhe mentorimin e studentëve.

Aktiviteti i tij shkencor përfshin publikime në revista të indeksuara në Scopus dhe Web of Science, si dhe pjesëmarrje aktive në konferenca ndërkombëtare, duke kontribuar në avancimin e kërkimit në fushat e inovacionit, transformimit digjital dhe ndërmarrësisë.

Linkedin

Google Scholar

Research Gate

ORCIDE

Pozicioni: Profesor Asistent
Angazhimi: Profesor i Rregullt
Titulli: Prof. Ass. Dr. Kushtrim Gashi

.

Autobiografia – CV

Autobiography – CV

Empty tab. Edit page to add content here.