You are here:

kthehu mbrapa

Visioni dhe Misioni

Misioni

Fakulteti Ekonomik ka për mision ofrimin e edukimit cilësor kompatibil me standardet akademike në fushën e ekonomisë, ndërtimin e kapaciteteve kërkimore-shkencore të cilat i shërbejnë komunitetit për avancimin e shkathtësive dhe përvojave për punësim, inovacion, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale.

 

Vizioni

Vizioni i Fakultetit Ekonomik mbështetet në arritjen dhe në krijimin e konkurencës në tregun e dijes, të hulumtimeve shkencore, si dhe të mobilitetit studentor dhe akademik me Fakultetet Ekonomike të Universiteteve të vendeve të rajonit dhe vendeve Evropiane.

 

Objektivat

  • Avancimin e kurrikulave të programeve studimore dhe përshtatshmërinë e tyre me kërkesat e tregut;
  • Aplikimi i metodave bashkëkohore të edukimit përmes zbatimit të teknologjisë së avancuar informative;
  • Zgjerimin e rrjetit të partnerëve akademik ndërkombëtar dhe shkëmbimi i përvojave të mira;
  • Avancimi i kapaciteteve kërkimoro-shkencore në fushat me interes për FE;
  • Rritja e pjesëmarrjes në aktivitete shkencore (kongrese, konferenca, seminare, punëtori etj).
  • Përfshirja më e gjerë e studentëve në mobilitet, hulumtime dhe projekte kërkimoro-shkencore të përbashkëta me stafin akademik;
  • Thellimi i bashkëpunimit dhe këmbimi i përvojave me komunitetin biznesor, duke përfshirë NVM-të,
  • Kultivimi i marrëdhënieve bashkëpunuese me akterët e jashtëm, përfshirë këtu Alumni (studentët e diplomuar), organizatat qeveritare, OJQ dhe komunitetin e biznesit.

 

Vlerat

FE promovon vlerat universale, grupore dhe individuale si vijon:

  • Liria e shprehjes dhe punës akademike-shkencore në mënyrë që të sigurohet shprehja e mendimit ndryshe;
  • Ngritja e vazhdueshme e cilësisë në procesin e edukimit dhe punën kërkimore-shkencore;
  • Konkurrentshmëria brenda fakultetit si vlerë e shtuar zhvillimit akademik dhe shkencor;
  • Transparenca dhe shprehja e mendimit kritik;
  • Kohezioni me kërkesat e tregut të punës;
  • Meritokracia si vlerë universale e njohjes së kontributeve individuale dhe grupore;
  • Diversiteti linguistik, etnik dhe kulturor si vlerë e shtuar burimore nga makromjedisi i rajonit të Prizrenit;
  • Barazia sociale dhe gjinore si vlerë e fuqizimit të shtresave sociale të margjinalizuara dhe rolit të gruas;
  • Qëndrueshmëria financiare nëpërmjet diversifikimit të burimeve të financimit të aktiviteteve të FE;
  • Bashkëpunimi i ngushtë me komunitetin e biznesit të rajonit të Prizrenit