

Më 23.11.2021 në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, në Fakultetin e Ekonomisë mbajti ligjëratë të hapur afaristi i mirënjohur z. Shaqir Palushi. Paraprakisht ai u prit nga Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj u.d. Rektor dhe bashkëpunëtorët e tij.
Me dëshminë e tij për hapat e parë në biznes e deri te suksesi i tanishëm, ai emocionoi jashtë mase të pranishmit. Shaqa me këtë rast theksoi se në fillim është brengosur për mirëqenien e familjes së tij ndërsa tani brengoset edhe për mirëqenien e gjithë popullit, duke u munduar tu vjen në ndihmë shtresave në nevojë.
Shaqir Palushi në të kaluarën e tij nuk ka aq i pasur sa është sot, në aspektin financiar. Mirëpo tani është biznesmen i suksesshëm dhe aktivitet i tij kryesor biznesor është prodhimi i pijeve me shtrirje në tregun e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë e vendeve të tjera të rajonit, Evropës e me gjerë.
Sot kompania e tij, vlen disa miliona euro.
Dekani i Fakultetit të Ekonomisë Prof. Dr. Halil Kukaj, me këtë rast theksoi se Shaqir Palushin njerëzit e njohin edhe për anën e tij humanitare. Është njeri që dhuron shumë për njerëzit në nevojë dhe komunitetin në përgjithësi.
Ka ndërtuar dhjetëra shtëpi për nevojtarët si dhe ka ndihmuar disa spitale në përmirësimin e kushteve të shërbimit, me aparatura dhe enterier.
Me gjithë modestinë e tij, Shaqirin do ta kemi mysafir në Universitetin “Ukshin Hoti”, andaj ju ftojmë që të vini ta përcillni këtë ligjëratë dhe besojmë se do të na inspirojë të gjithëve. Ligjëratë e hapur me afaristin e mirënjohur Shaqir Palushi
Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, do të organizojë ligjëratë publike me afaristin e mirënjohur therandas, z. Shaqir Palushi.
Shaqir Palushi në të kaluarën e tij nuk ka aq i pasur sa është sot, në aspektin financiar. Mirëpo tani është biznesmen i suksesshëm dhe aktivitet i tij kryesor biznesor është prodhimi i pijeve me shtrirje në tregun e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë e vendeve të tjera të rajonit, Evropës e me gjerë.
Shaqir Palushin njerëzit e njohin edhe për anën e tij humanitare. Është njeri që dhuron shumë për njerëzit në nevojë dhe komunitetin në përgjithësi.
Ka ndërtuar dhjetëra shtëpi për nevojtarët si dhe ka ndihmuar disa spitale në përmirësimin e kushteve të shërbimit, me aparatura dhe enterier.